Goli më i bukur nga Zidane

Zinedine Zidane nuk e përzgjodhi golin i cili Real Madridit ia solli trofeun e Ligës së Kampionëve 2002, ose ata në finale të Kampionatit botëror kundër Brazilit në Francë 1998, si më të bukurin të realizuar nga ai gjatë karriereës si futbollist. Ish futbollisti më i mirë në botë, sot asistent te Los Blancos, ka…

Sport

12/10/2013 16:00

Zinedine Zidane nuk e përzgjodhi golin i cili Real Madridit ia solli trofeun e Ligës së Kampionëve 2002, ose ata në finale të Kampionatit botëror kundër Brazilit në Francë 1998, si më të bukurin të realizuar nga ai gjatë karriereës si futbollist.

Ish futbollisti më i mirë në botë, sot asistent te Los Blancos, ka njoftuar për mediet franceze se cilin gol e mban për zemër. Ish reprezentuesi francez e veçoi golin e realizuar në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë më 1998 si më të bukurin në karrierën e tij.

Dueli përfundoi në barazim 3-3 kurse Zidane kishte realizuar për epërsinë e Francës, 2-1. Youri Djorkaeff asistoi për Zidanen i cili pa problem e dribloi një mbrojtës kundërshtar, bëri edhe disa hapa dhe lansoi një goditje të pandalshme duke e dërguar topin në rrjetë.