Goli i Sturridge në derbin ndaj Chelsea zgjidhet më i miri i muajit shtator

Goli i Daniel Sturridge i shënuar në derbin Chelsea – Liverpool, është shpallur goli i muajit shtator në Premierligë.

Sport

12/10/2018 14:08

Premierliga angleze ka shpërblyer më të mirët e muajit shtator.

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, me një gol jashtëzakonisht të bukur në fund të ndeshjes, kishte ndihmuar Liverpoolin të marrë një barazim 1:1 në ‘Stamford Bridge’ ndaj Chelsea.

Ky gol është zgjedhur edhe goli më i mirë i muajit shtator në Premierligë.

Përndryshe trajneri më i mirë i muajit shtator është zgjedhur ai i Evertonit, Nino Espirito Santo./Lajmi.net/