Goli i parë i Sanchezit

Alexis Sanchez ka realizuar golin e tij të parë për Arsenalin pas transferimit në Emirates Stadium nga Barcelona, më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ai shënoi në pjesën e parë kundër Besiktasit.

Sport

27/08/2014 22:43

Alexis Sanchez ka kaluar Arsenalin në epërsi pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Besiktasit, dueli i kthimit i play-offit për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ky është goli i parë i yllit kilian për gjigantin londinez, pas transferimit të tij në klub, më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Barcelona.

Sanchez shënoi golin e avantazhit për Arsenalin në çastet e fundit të pjesës së parë.