Goli i Mourinhos
Samuel Eto’o ka thënë se meritat për golin e tij të parë nga dy shënimet në fitoren e Chelseas ndaj Schalkes 3-0 të mërkurën, i takojnë menaxherit Jose Mourinho. Sulmuesi kamerunas arriti që me mjeshtëri të bllokojë topin pas tentimit për degazhim nga portieri Tim Hildebrand duke e devijuar atë në portën e zbraztë. Eto’o…

Sport
Samuel Eto’o ka thënë se meritat për golin e tij të parë nga dy shënimet në fitoren e Chelseas ndaj Schalkes 3-0 të mërkurën, i takojnë menaxherit Jose Mourinho.
Sulmuesi kamerunas arriti që me mjeshtëri të bllokojë topin pas tentimit për degazhim nga portieri Tim Hildebrand duke e devijuar atë në portën e zbraztë. Eto’o ka deklaruar se veprimi i tij ishte kërkesë e Mourinhos.
“Meritat për golin e parë i takojnë Joses. Ai na inkurajoi të bëjmë presion deri te vija e fundit. I bëra hapat e parë e pastaj e pash se ai do të ketë telashe ta largojë topin. Shpejtova dhe e devijova mirë”, deklaroi Eto’o, përforcim i ardhur nga Anzhi gjatë afatit kalimtar të verës.
“Isha me fat që topi përfundoi në portë. Kurse, goli i dytë ishte bukuri e rrallë, topi nga Willian, kontrolli e më pas goditja. Futbolli mund të jetë i çmendur, ju nganjëherë fitoni ndeshjet e nganjëherë humbni. Me rëndësi është që gjithmonë të angazhoheni”, përfundoi ai.