Goli i Messit kundër Liverpoolit, zgjidhet më i bukuri në Ligën e Kampionëve

Goli i Lionel Messi i shënuar ndaj Liverpoolit, është zgjedhur më i bukuri i sezonit 2018/2019.

Sport

09/08/2019 16:29

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, kishte arritur që nga gjuajtja e lirë të shënoi një super gol në fitoren e Barcelonës me rezultat 3:0 ndaj Liverpoolit në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Topi i nisur nga goditja e Messit, kishte marrë një trajektore të jashtëzakonshme, duke mos i dhënë asnjë mundësi Alisson Becker.

Ky gol, është votuar si më i bukuri në sezonin që lamë pas në Ligën e Kampionëve, nga lexuesit e faqes së UEFA-s.

YouTube player

Por, ky gol i bukur nuk ndihmoi Barcelonën, që në ndeshjen e dytë u përmbysë në ‘Anfield Road’, kur u mposht 4:0./Lajmi.net/