Goli i mbrëmshëm i Ansu Fati ishte special

Ansu Fati ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Barcelonës.

Sport

06/07/2020 11:00

I riu i skuadrës katalane, Ansu Fati, po vazhdon të bëjë emrin e tij me secilën mundësi që po i jepet nga trajneri.

Mbrëmë, Fati ka gjetur rrugën e golit ndaj Villarreal, por ky gol ishte pakëz më special sesa të tjerët, por jo që ka të bëjë me vet lojtarin.

Goli i tinejxherit ishte goli numër 9000 në historikun e skuadrës së Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Kështu, goli jubilar 9000 mban emrin e Ansu Fati, për ta bërë lojtarin të paharruar te Barcelona.

Fati nuk luajti nga minuta e parë mbrëmë, pasi në formacionin startues u vendos Antoine Griezmann. /Lajmi.net/