Goli i Flaminis ndal Manchester Cityn

Arsenali dhe Manchester City barazuan 1:1 në Emirates Stadium në duelin e nxehtë të xhiros së 32-të në Premierligë. David Silva kaloi mysafirët në epërsi në pjesën e parë, mirëpo pas intervalit vendasit u kundërpërgjigjën me golin e Mathieu Flamini.

Sport

29/03/2014 19:25

Arsenali ndali hovin e Manchester Cityt duke barazuar 1:1 në duelin e nxehtë në Emirates Stadium, të vlefshëm për xhiron e 32-të në Premierligë.

Skuadra e Manuel Pellegrinit që nga shumëkush konsiderohet si favorite për titull të kampionit, kaloi e para në epërsi pas 18 minutash lojë me golin e mesfushorit spanjoll David Silva.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e mysafirëve.

Mirëpo, në minutën e 53-të, Arsenali u kundërpërgjigj me golin e mesfushorit Mathieu Flamini.

Në vazhdim, të dyja skuadrat u munduan të bënin diçka më tepër për të arritur deri te fitorja, por në fund i ndanë pikët duke i bërë një favor Chelseas që humbi sot nga Crystal Palace, por edhe Liverpoolit që ndeshet të dielën me Tottenhamin.

Chelsea vazhdon të kryesojë me 69 pikë, por ka vetëm një pikë më pak se Liverpool. Manchester City është i treti me 67 pikë, por dy ndeshje më pak të zhvilluara se Chelsea. Arsenali është i katërti me 64 pikë.