Goli i Cristiano Ronaldos ndaj United më i miri në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo vazhdon të rrëmbejë çmime të rëndësishme individuale.

Sport

02/06/2019 22:48

Ylli portugez kësaj radhe ka fituar çmimin e ‘Golit më të mirë’ të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Goli i 34-vjeçarit i shënuar në fazën e grupeve ndaj Manchester United është zgjedhur si më i miri nga vëzhguesit teknik të UEFA-s, përcjell lajmi.net.

Futbollisti i Juventusit realizoi një gol fantastik, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Leonardo Bonucci.

Ndryshe, Juve u eliminua në fazën çerekfinale të LK pas një super paraqitje nga Ajax Amsterdam.

Synimi kryesor i kampionit të shumëfishtë italian mbetet triumfi në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. /Lajmi.net/