Goli i Birsas, fitorja e Milanit
Mesfushori Valter Birsa realizoi gol jashtëzakonisht të bukur i cili ishte i mjaftueshëm që Milani të mposht Udinesen në San Siro me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë në Serie A. Reprezentuesi slloven shënoi nga distanca në minutën e 22-të, dhe ky doli të jetë goli i vetëm i takimit, pavarësisht…

Sport
Mesfushori Valter Birsa realizoi gol jashtëzakonisht të bukur i cili ishte i mjaftueshëm që Milani të mposht Udinesen në San Siro me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë në Serie A.
Reprezentuesi slloven shënoi nga distanca në minutën e 22-të, dhe ky doli të jetë goli i vetëm i takimit, pavarësisht se Rossonerët patën edhe mundësi të tjera të thellojnë avantazhin, por nuk i shfrytëzuan ato.
Përveç fitores, kjo ndeshje solli një tjetër lajm të mirë për Milanin pasi mesfushori – i rikthyer në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid – Leite Kaka është rikuperuar nga lëndimi dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të në vend të sulmuesit jashtë forme, Alessandro Matri.
Me këtë fitore, skuadra e Massimiliano Allegrit ngjitet në kuotën e 11 pikëve, në pozitën e shtatë.