Golden State Warriors i rikthehet fitores, mposht Memphis Grizzlies
GSW i rikthehet fitores në NBA. Golden State Warriors triumfuan 122- 120 ndaj Memphis Grizzlies, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte e baraspeshuar nga të dy skuadrat, por që në fund triumfoi ndaj Memphis. Në këtë takim për GSW shkëlqeu ylli i ekipit, Stephen Curry. Ai shënoi plot 34 pikë, dy kërcime dhe bëri tri asistime. Kurse,…

Sport
GSW i rikthehet fitores në NBA.
Golden State Warriors triumfuan 122- 120 ndaj Memphis Grizzlies, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga të dy skuadrat, por që në fund triumfoi ndaj Memphis.
Në këtë takim për GSW shkëlqeu ylli i ekipit, Stephen Curry.
Ai shënoi plot 34 pikë, dy kërcime dhe bëri tri asistime.
Kurse, për Memphis i mirë ishte Ja Morant me 29 pikë gjithsej, katër kërcime dhe 12 asistime.
Në 48 ndeshje sa kanë zhvilluar në total Golden State Warriors kanë 24 fitore dhe 24 humbje.
Në anën tjetër bilanc më të mirë kanë Memphis Grizzlies, pasi kanë 31 fitore dhe 17 humbje gjithsej këtë sezon në NBA./Lajmi.net/