Golden State vazhdon formën e mirë, mposht Portland Trail Blazers

Skuadra e Golden State Warriors ka vazhduar formën e mirë në NBA, duke u kthyer me fitore pas pauzës së ‘All Stad’.

Sport

25/02/2022 17:35

Golden State kanë shënuar fitore me rezultatin 95:132 përballë skuadrës së Portland Trail Blazers, shkruan lajmi.net.

Më efikasi në radhët e GSW ishte Stephen Curry, i cili kontribuoi me 18 pikë, duke shtuar edhe 14 asistime e 5 kërcime.

Klay Thompson po ashtu shtoi 18 pikë, duke ndihmuar shokët e skuadrës edhe me dy asistime e pesë kërcime.

Gjithsej tetë lojtar regjistruan pikë dyshifrore në fitoren e Golden State duke vënë edhe një herë në pah kiminë e mirë të skuadrës nga perëndimi. /Lajmi.net/