Golden State triumfojnë ndaj Lakers – shkëlqejnë LeBron dhe Klay Thompson

Golden State Warriors kanë fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes, kundër skuadrës së LA Lakers.

Sport

13/02/2022 08:08

Golden State kanë fituar me rezultatin 117:115, në një ndeshje ku fituan secilin çerek përveç të tretit, shkruan lajmi.net.

Klay Thompson dhe LeBron James ishin më të dalluarit për skuadrat e tyre.

Thompson regjistroi 33 pikë, së bashku me 5 kërcime dhe 5 trepikësha të shënuara, në 55% saktësi nga loja e hapur.

Lebron në anën tjetër regjistroi ‘Double-double’ me 26 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime, me tre trepikësha të shënuar.

Lakers vazhdon kështu me jokonsistencë në rezultate, derisa Golden State përkundrazi dëshmon forcën ndeshje pas ndeshje. /Lajmi.net/