Golden State pa telashe ndaj Dallas Mavericks – Curry me shokë marrin kryesimin në finalen e perëndimit

Golden State Warriors e kanë fituar pa ndonjë telashe ndeshjen e parë finale në konferencën perëndimore, ndaj skuadrës së Dallas Mavericks.

Sport

19/05/2022 08:05

GSW kanë regjistruar fitore me rezultat 112:87, kundër një Dallasi që nuk ishte në elementin më të mirë, shkruan lajmi.net.

Shtatë lojtarë të Golden State shënuan pikë dyshifrore në këtë përballje (e gjithë pesëshja startuese), me Steph Curry që ishte më i dalluari me 21 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Jordan Poole bëri po ashtu lojë të mirë, duke kontribuuar me 19 pikë.

Te Dallasi, Luka Doncic shënoi 20 pikë, kurse Dinwiddie shënoi 17 sosh.

Golden State Warriors marrin epërsinë 1:0 në finalen e perëndimit, ku skuadra më e mirë nga shtatë ndeshje shkon tutje. /Lajmi.net/