Golden State nuk ia del pa yjet e skuadrës, mposhtet nga Charlotte – Milwaukee mposht kampionët

Golden State Warriors ka vërejtur mungesën e Steph Curry, Klay Thompson e D’Angello Russell qysh në ndeshjen e parë.

Sport

03/11/2019 08:44

Warriors e kishin të pamundur të konkurronin me gjithë ato mungesa, duke u mposhtur kështu me rezultatin 87:93, në ndeshjen ndaj Charlotte Hornets.

Lojtari më i mirë nga ‘Sprite’ në këtë duel ishte ylli i Hornets, Dwayne Bacon, i cili regjistroi 25 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, shkruan lajmi.net.

Ndeshje spektakolare u luajtë edhe ndërmjet Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors.

Këtë ndeshje e vendosi performanca e jashtëzakonshme e MVP, Giannis Antetokounmpo, i cili regjistroi një mbrëmje ‘monster’.

‘Greak Freak’ shënoi 36 pikë, për të shtuar edhe 15 kërcime dhe 8 asistime të tjera, për fitoren kundër kampionëve në fuqi, Toronto Raptors. /Lajmi.net/