Golden State marrin fitore ndaj Oklahoma, shtohen minutat dhe kontributi i Klay Thompson

Golden State Warriors po vazhdojnë me formën e lartë këtë sezon.

Sport

08/02/2022 08:08

Skuadra nga konferenca perëndimore ka marrë një tjetër fitore, kësaj radhe kundër Oklahoma City Thunder, shkruan lajmi.net. GSW fituan me rezultatin 110:98.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Klay Thompson, i cili pas lëndimit po sheh minutat e tij gjithnjë në rritje.

Thompson shënoi 211 pikë, duke qenë i saktë në 6 nga 15 tentime nga loja e hapur dhe 6/6 nga gjuajtjet e lira.

Në radhët e OKC u dallua Dort, me 26 pikë të shënuara. /Lajmi.net/