Golden State ka arritur fitore ndaj Memphis Grizzlies
Golden State ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë të fazës ‘Play Off’ ndaj Memphis.

Sport
State e mposhtën me rezutat të ngushtë 117 – 116 Grizzlies, transmeton lajmi.net.
Heroi i Golden State ishte Klay Thompson, i cili shënoi tre pikësh në 30 sekondat e fundit, kështu për t`ia dhuruar fitoren ekipit të tij.
Më i dalluari për Warriors ishte Jordan Poole me 31 pikë, pas tij Stephen Curry me 24 pikë gjithsej.
Për Grizzlies lojë fenomenale zhvilloi Ja Morant me 34 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për të marrë fitore.
Kështu Golden State janë në epërsi 1:0 ndaj Mmephis./Lajmi.net/