“Golden Globe 2021”: Kështu zgjodhën të vishen yjet në tapetin e kuq

"Golden Globe 2021" është mbajtur mbrëmë ku janë ndarë çmimet në kategori të ndryshme.

ShowBiz

01/03/2021 10:15

Filmi më i mirë dramatik është zgjedhur “Nomadland” me regji të Chloe Zhao, kurse aktorja më e mirë Jodie Foster, transmeton lajmi.net.

“Hollywood Foreign Press” zgjodhi “Nomadland” si filmin më të mirë dramatik.

Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.

Jodie Foster fitoi një Glob të Artë si aktorja më e mirë për filmin ‘The Mauritanian”. “Nuk e kam pritur të jem përsëri këtu”, tha aktorja e cila në film, bazuar në një histori të vërtetë, luan një avokate që mbron një të burgosur në bazën e burgut “Guantanamo”.

Globi i Artë për për këngën origjinale më të mirë të vitit 2020 shkoi për këngëtaren italiane Laura Pausini.

Përveç tjerash në evente të tilla natyrisht se merr vëmendje edhe veshja e yjeve të famshëm.

Disa nga veshjet më të bukura që tërhoqën vëmendjen mund t’i shihni më poshtë./Lajmi.net/