Golden Eagle Ylli shënon fitore të thellë kundër Trepçës

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli e ka regjistruar sot fitoren e shtatë me radhë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës. Ylli e ka mposhtur sot Trepçën me epërsi të thellë prej 19 pikëve, respektivisht me shifrat 86:67, transmeton lajmi.net. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 45:29 në favor të therandasve, kurse pjesa…

Sport

03/12/2022 22:08

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli e ka regjistruar sot fitoren e shtatë me radhë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës.

Ylli e ka mposhtur sot Trepçën me epërsi të thellë prej 19 pikëve, respektivisht me shifrat 86:67, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 45:29 në favor të therandasve, kurse pjesa e dytë 41:38, duke bërë që rezultati final të jetë 86:67 në favor të Yllit.

Te kampioni më i miri ishte Bashir Ahmed me 24 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça më i dalluari ishte Cadarian Raines me nëntë pikë e dhjetë kërcime.

Për Yllin kjo ishte fitorja e shtatë radhazi pas humbjeve që kishin, krahas mitrovicasve që kanë gjashtë fitore e shtatë humbje./Lajmi.net/