Gold Ag sheh nga afër pikturat e Rexhep Selimit: Të presim në Kosovën që me 1 pushkë e 7 trimëri e çlirove

Gold Ag ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovë, teksa ka parë nga afër ekspozitat personale të Rexhep Selimit. Ai ka vizituar ekspozitën “Në Garë me Botën Gri”, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kur ishte për vizitë në Hagë, Selimi i pati treguar se ka punuar disa piktura, por siç tha…

ShowBiz

29/11/2022 17:07

Gold Ag ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovë, teksa ka parë nga afër ekspozitat personale të Rexhep Selimit.

Ai ka vizituar ekspozitën “Në Garë me Botën Gri”, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kur ishte për vizitë në Hagë, Selimi i pati treguar se ka punuar disa piktura, por siç tha artisti, i ka menduar të zakonshme, dhe jo kaq profesionale sa janë.

“NË GARË ME BOTËN GRI” ekspozita personale e vëllaut Rexhep Selimi. Kur isha në vizitë në Hagë më tha i kam punu disa piktura, them të drejtën i mendova të zakonshme. Por këto që po i shoh nga afër janë më profesionale sesa që i imagjinova. Vëlla të presim në Kosovën që me 1 pushkë e 7 trimëri e çlirove me shokët e tu çlirimtarë”, ka shkruar Gold Ag./Lajmi.net/