Gold AG po vjen me këngë të re, bashkëpunon me këtë artiste

Gold AG ka zbuluar emrin e këngëtares me të cilën ka bashkëpunuar kësaj radhe.

ShowBiz

02/06/2020 15:30

Gold AG nuk po ndalet së punuari këngë të reja, ai sapo ka konfirmuar duetin e ri, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi, reperi ka bërë të ditur se kënga e re e tij është në bashkëpunim me Albina Kelmendin.

“Gold AG ft Albina Kelmendi… (së shpejti..)”, ka shkruar ai, duke mos preferuar të japë më shumë detaje rreth asaj kënge.

“Jam Anamorava”, mban titullin projekti i fundit i Gold AG në bashkëpunim me Hysni Klinakun, ndërsa fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë po përgatit kësaj radhe ky artist. /Lajmi.net/