Gold Ag ndryshon planin, kënga e re publikohet në këtë datë

Gold Ag shumë shpejt do publikojë një tjetër projekt.

ShowBiz

14/02/2020 23:09

Gold Ag ka qenë mjaft aktiv përgjatë muajve të fundit me projekte dhe mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtari para pak javëve kishte paralajmëruar se për ditën e Pavarësisë do publikojë këngën e re, por tani ka ndryshuar mendimin.

Kënga “Sokoli” do të ketë premierën me datë 16 shkurt, dhe do të jetë sërish një dedikim për një figurë të rëndësishme të Kosovës, konfirmon Gold Ag përmes një postimi në Instagram. /Lajmi.net/