Gold AG mbështet personat me ngjyrë, publikon video duke kënduar shqip me një prej tyre

Gold AG u doli në krah personave në ngjyrë.

ShowBiz

03/06/2020 08:46

Ditët e fundit u harrua pandemia në SHBA, kjo për shkak se ngjarja më e komentuar u bë vrasja e George Floyd dhe protestat e dhunshme, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, të famshmit me anë të postimeve të shumta, përkrahën kauza të ndryshme për të mbështetur personat me ngjyrë.

Reper Gold AG ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet duke kënduar një prej këngëve të tij bashkë me një person me ngjyrë.

“I dojm edhe kangen na knojn”, ka shkruar ai sipër videos.

Kujtojmë se artisti së fundi ka paralajmëruar një duet me Albina Kelmendin, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CA8Xh3UDGCV/