Gold AG ka një befasi për fansat

Diçka e re po vjen nga Gold AG.

ShowBiz

16/01/2021 10:16

Reperi Gold AG gjatë ditës së sotme pritet ta publikojë projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi bëri të ditur se sot (e shtune), në orën 19:00 ka një befasi për fansat e tij.

Ai nuk preferoi të zbulonte për çka është fjala, por pritet që të lansohet projekti i parë i tij në këtë vit.

Vitin që e lamë pas, Goldi ishte ndër artistët më aktiv të estradës, i cili solli një numër të madh projektesh muzikore.

“Trimi i Dukagjinit”, mbetet një ndër këngët e fundit të tij, e cila ishte publikuar në nëntor 2020. /Lajmi.net/

YouTube player