Gold AG ka një befasi për fansat

Gold AG ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tij.

ShowBiz

19/09/2020 13:03

Reperi Gold AG ka punuar intenzivisht kohën e fundit për të realizuar projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Reperi para pak ditësh pushoi në bregdetin turk me bashkëshorten, ndërsa tani kthehet plot energji për këngët e reja.

Përmes postimit të fundit, reperi bëri të ditur se projekti i tij i ri do të publikohet sonte dhe titullohet “Sofra e nanës”.

“Sonte pra 20:00, Sofra e nanës”, ka shkruar ai në postim.

Kjo këngë pason projektin “Prishtina”, të cilin Goldi e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin. /Lajmi.net/

YouTube player