Gold AG i këndon diasporës në këngën e re

"Na jemi shërbeti, mushkria e këtij vendi", thotë Goldi në këngën e re.

ShowBiz

03/07/2020 14:39

Meqenëse jemi në sezonën e verës, ku zakonisht mërgimtarët vizitojnë vendlindjen, Gold AG vendosi t’iu kushtojë këngën, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi projektin me titull “Diaspora”, të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Ismajlin dhe ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Producent i kësaj kënge ishte Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli, për tekstin u kujdes Gold AG dhe Genc Prelvukaj, e përcolli me saksofon Murat Ismajli, ndërsa videoklipin e punoi “Black Fish”.

Në vargjet e kësaj kënge, Goldi ndër të tjera thotë “Pare kemi boll, por na duam çaj e pite”.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Gold AG dhe Granit Ismajli, kushtuar diasporës. /Lajmi.net/

YouTube player