Gold AG i bën urimin e veçantë nënës për ditëlindje: Dhuratë nga ne e ke nipin

Goldi e ka uruar nënën publikisht me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

02/12/2020 16:25

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, sot e ka pasur një ditë të veçantë, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se është ditëlindja e nënës së tij, sigurisht se nuk ka munguar urimi publik dhe i veçantë i tij për të.

“Urime ditëlindjen nanë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. T’paqim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar Ariani pranë postimit të një fotografie në Instagram.

Kujtojmë se ai dhe bashkëshortja e tij Ermira së fundmi janë bërë prindër, dhuratë kjo më e mira për gjyshen me rastin e ditëlindjes./Lajmi.net/