Gold Ag gëzon fansat me lajmërimin e fundit

Përveç këngës që do të publikohet sot, Gold Ag ka paralajmëruar se nuk do të ndaloi me kaq.

ShowBiz

24/05/2019 09:33

Gold Ag është njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun kosovar, shkruan lajmi.net

Ai me rastin e muajit të ramazanit kishte anuluar të gjitha koncertet e tij gjë që e bën prej vitesh.

Tani me përmes një postimi në Instastory, 31 vjeçari ka paralajmëruar diçka të re, por ende nuk dihet nëse është fjala për koncerte apo këngë të reja.

Kujtojmë se artisti ka paralajmëruar se sot do të publikohet kënga e tij e re kushtuar vendit të shenjtë Medinës. /Lajmi.net/