Gold AG e “falë gjakun” në këtë datë

18:51 | 4 Tetor 2018

Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është një ndër reperët shqiptarë me më së shumti këngë patriotike.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Goldi bën të ditur se projekti i ri i tij publikohet nesër, shkruan lajmi net.

“E premte, 05 tetor ora 18:00, Falja e Gjakut”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Në bazë të titullit duket se projekti i Goldit flet për Kanunin, faljen e gjakut në mes të familjeve shqiptare.

Ai po ashtu në kanalin, Youtube ka publikuar prapaskenat e xhirimeve të klipit për të cilat ka punuar mjaft shumë.

“Djali i Ushtarit” dhe “Ndihmoje Jetimin”, janë dy projektet e fundit të reperit nga Presheva. /Lajmi.net/