Gold AG e bën atë që se kemi parë kurrë duke e bërë në publik (Video)

Xhirimet e Vitit të Ri duket se i bëjnë bashkë gjithë këngëtarët pa marrë parasysh se cilit zhanër muzikor i takojnë.

ShowBiz

15/11/2016 20:06

Në një video të postuar në Facebook nga menaxheri Avni Selimi, shihet se si një grup reperësh e këngëtarë po hidhnin valle në një xhirim në ‘Kosovë Show’, shkruan lajmi.net

I pari ishte Gold AG ai i cili i printe valles më shami në dorë për të vazhduar nga pas nga Miloti, Genci, Blero, Aida e emra të tjerë.

E në gjendje të tillë, reperët kosovarë nuk i kemi parë kurrë./lajmi.net