Gold AG dhe Ymer Bajrami sjellin këngën e re “Zani i Koshares”

Gold Ag ka publikuar projektin e radhës.

ShowBiz

09/04/2019 21:19

Reperi nga Presheva, Arian Agushi këtë herë ka bashkëpunuar me këngëtarin, Ymer Bajrami, shkruan lajmi.net.

“Zani i Koshares”, titullohet kënga e tyre në të cilën përkujtojnë dëshmorët që dhanë jetën për liri.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë reperi, orkestrimin Alban Furtuna kurse për videon është kujdesur MPRODUCTION.

Ndryshe, Gold AG u ka premtuar fansave se deri në fund të karrierës së tij do të këndojë për atdheun e dëshmorët.

Ky projekt tanimë gjendet në kanalin e tij, në YouTube. /Lajmi.net/