Golat e Berishës s’kryejnë punë, Bayern Munich e mund Augsburgun

Bayern Munich ka shënuar fitore kundër Augsburgut në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Bundesliga. “Bavarezët” triumfuan 5:2 ndaj Augsburgut në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan lajmi.net. Vetëm tre minuta zgjati baraspesha pasi lojtari me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha kaloi mysafirët në epërsi. Bayern Munich barazoi në minutën e 15-të me Cancelon, ndërsa Pavard…

Sport

11/03/2023 17:25

Bayern Munich ka shënuar fitore kundër Augsburgut në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Bundesliga.

“Bavarezët” triumfuan 5:2 ndaj Augsburgut në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan lajmi.net.

Vetëm tre minuta zgjati baraspesha pasi lojtari me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha kaloi mysafirët në epërsi.

Bayern Munich barazoi në minutën e 15-të me Cancelon, ndërsa Pavard katër minuta më vonë përmbysi rezultatin. Pavard shënoi edhe golin e tretë në minutën e 35-të.

Për golin e katërt të gjigantit gjerman të futbollit u përkujdes Sane në minutën e 45-të.

Mërgim Berisha regjistroi golin e dytë personal në minutën e 60-të nga penalltia.

14 minuta më vonë Bayerni shënoi edhe golin e pestë me anë të Davies.

Krejt në fund të takimit, Augsburg ngushtoi avantazhin e Bayernit me golin e tretë në minutën e tretë shtesë.

Bayern Munich mbetet lider me 52 pikë në krye të renditjes. Augsburgu ka 27 pikë në vendin e 13-të./Lajmi.net/