Golat e Arbër Zenelit dhe komentimi i ‘çmendur’ i Andin Lokajt

Tifozët e futbollit në Kosovë kanë përjetuar emocione të papërshkrueshme gjatë ndeshjes që ‘Dardanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mposhtën Azerbajxhanin.

Sport

21/11/2018 23:30

Të mbështetur nga tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe në kërkim të shkruarjes së historisë së re për Kosovën, ‘djemtë e artë’ me paraqitje spektakolare demoluan Azerbajxhanin, duke e mposhtur 4:0, për të siguruar Play Off në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje të dhuron emocione edhe më të mëdha kur në komentim është komentatori i njohur i RTK-së, Andin Lokaj.

Lokaj është përkujdesur që këto emocione t’i përcjell te tifozët e Kosovës përmes transmetuesit publik, duke mos mundur të përmbahet te golat e Arbër Zenelit./Lajmi.net/