Golashënuesit gratis

Juventus tregoi fuqinë e vërtetë të kampionit të Italisë duke mposhtur rivalin Napoli me rezultat të thellë 3:0 në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A të dielën. Bianconerët dominuan ndaj kundërshtarit që nga shumëkush konsiderohet si një prej favoritëve në garë për Scudetto pas investimeve të mëdha që ka bërë gjatë verës me…

Sport

11/11/2013 09:02

Juventus tregoi fuqinë e vërtetë të kampionit të Italisë duke mposhtur rivalin Napoli me rezultat të thellë 3:0 në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A të dielën.

Bianconerët dominuan ndaj kundërshtarit që nga shumëkush konsiderohet si një prej favoritëve në garë për Scudetto pas investimeve të mëdha që ka bërë gjatë verës me angazhimin e futbollistëve të mirënjohur përfshirë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Por, në Torino ata as që ranë në sy pasi Bianconerët i dominuan nga secili aspekt. Kurse, fitorja e Juventusit erdhi pas golave nga futbollistët që – besoni apo jo – erdhën në klub bashkërisht pa shpenzuar asnjë cent.

Fernando Llorente e kaloi Juventusin në epërsi herët në minutën e dytë. Ai erdhi në klub gjatë verës si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao. Mesfushori Andrea Pirlo e dyfishoi avantazhin pas një magjie nga goditja e lirë.

E dini se ai iu bashkua Juventusit nga rivali Milan pas skadimit të kontratës në San Siro kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Paul Pogba, një tjetër futbollist që erdhi në Torino me parametrin zero pas largimit si i lirë nga Manchester United.