Gol special

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka shprehur gëzimin e tij që shënoi në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasicon e parë këtë sezon. Ylli brazilian e shënoi debutimin e tij në përballje me rivalin e përhershëm ‘Los Blancos’ duke realizuar golin e parë në fitoren e gjigantit katalan. Në minutën e 19-të, Neymar mposhti…

Sport

27/10/2013 08:45

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka shprehur gëzimin e tij që shënoi në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasicon e parë këtë sezon.

Ylli brazilian e shënoi debutimin e tij në përballje me rivalin e përhershëm ‘Los Blancos’ duke realizuar golin e parë në fitoren e gjigantit katalan.

Në minutën e 19-të, Neymar mposhti portierin e Realit, Diego Lopez kur me një goditje të saktë me të djathtën e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës në krahun tjetër prej ku po qëndronte gardiani madrilen.

Alexis Sanchez, i inkuadruar në lojë si rezervist, shënoi golin tjetër për Barcelonën që e bëri të parëndësishëm golin e të riut Jese Rodriguez i cili e ngushtoi rezultatin për Realin duke shënuar në minutën e parë të kohës shtesë.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë të shënoj gol në një ndeshje ku të gjithë futbollistët duan të jenë të përfshirë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar një gol kaq special, por jam edhe më tepër i kënaqur me tri pikët që morëm”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona u shkëput në gjashtë pikë epërsi ndaj Realit.