Gol për shqiptarët

Lorik Cana ia ka dedikuar golin e sotëm në barazimin 1:1 të Lazios kundër Sampdorias në Serie A, mbarë popullit shqiptarë që thotë se e përcjellin gjithmonë, në çdo paraqitje të tij. Ylli kosovar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, në minutën e 95-të të ndeshjes, duke ia mohuar trajnerit serb Sinisa Mihajlovic…

Sport

24/11/2013 19:28

Lorik Cana ia ka dedikuar golin e sotëm në barazimin 1:1 të Lazios kundër Sampdorias në Serie A, mbarë popullit shqiptarë që thotë se e përcjellin gjithmonë, në çdo paraqitje të tij.

Ylli kosovar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, në minutën e 95-të të ndeshjes, duke ia mohuar trajnerit serb Sinisa Mihajlovic fitoren në debutimin e tij në drejtim të Sampdorias.

Cana shënoi gol në stil të një sulmuesi, ai tregon prej nga i erdhi kjo aftësi.

“Si fëmijë kam luajtur si sulmues, pastaj një pjesë të madhe të karrierës time e kam luajtur si mesfushor. Janë veprime të cilat di ti bëjë dhe më mundësojnë të ndihmoj ekipin. Ia dedikoj golin tim njerëzve të mi, shqiptarëve, të cilët më përcjellin gjithmonë”, deklaroi Cana pas ndeshjes për mediat italiane.

Ai komentoi edhe paraqitjen e Lazios.

“Shumë herë gjatë këtij sezoni nuk kemi luajtur në maksimumin e mundësive. Nganjëherë ka ndodhur që për pak fat më të mirë nuk fituam ndeshjet. Kurse, në herët tjera pësuam nga qasja e gabuar. Jam i bindur se do të kthehemi në nivele të larta”, përfundoi ai.