Gol me thembër (Video)
Një gol i rrallë, i paparë kohëve të fundit. Jordan Botaka e ka befasuar portierin kundërshtar, duke shënuar me thembër, në kampionatin holandez të futbollit.

Sport
Jordan Botaka ka qenë protagonist në kampionatin holandez të futbollit, Eredivisie. Futbollisti holandez ka shënuar një gol fenomenal, me thembër, në ndeshjen ndërmjet ekipit të tij, Excelsior dhe Go Ahead Eagles.
Ish përfaqësuesi U-19 i Holandës e mori topin nga një bashkëlojtar dhe pa e shikuar fare portën, shënoi me thembër nga 7-8 metra, duke e lënë portierin kundërshtar, Erik Cummins në gjumë. Një kryevepër!