Goditni si Ronaldo

Real Madrid duhet të shënojë kundër Olimpic Xativas për të kaluar tutje në Copa del Rey. Los Blancos befasuan duke barazuar 0:0 në ballafaqimin e parë me ekipin nga liga e tretë e Spanjës. Dhe, në seancën e fundit stërvitore, trajneri Carlo Ancelotti mbajti disa prej futbollistëve në fushë për më tepër kohë në mënyrë…

Sport

18/12/2013 18:30

Real Madrid duhet të shënojë kundër Olimpic Xativas për të kaluar tutje në Copa del Rey. Los Blancos befasuan duke barazuar 0:0 në ballafaqimin e parë me ekipin nga liga e tretë e Spanjës.

Dhe, në seancën e fundit stërvitore, trajneri Carlo Ancelotti mbajti disa prej futbollistëve në fushë për më tepër kohë në mënyrë që ata të ushtrojnë goditjet. Modeli? Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez i cili nuk u paraqit në ndeshjen e parë e sipas gjitha gjasave mund të mos jetë titullar as sonte në Santiago Bernabeu, ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni. Isco, Di Maria, Jese dhe Morata kaluan më tepër kohë duke ushtruar goditjet në portë.

Ronaldo është shembull për finalizim jo vetëm për bashkëlojtarët e tij por cilëndo skuadër në botë.

Dhe, i ndihmuar nga përforcimi i ri Gareth Bale, ylli portugez ka formuar një sulm atomik te Los Blancos. Mjerë Xativa se çka e pret sonte.