Goditje maestrale e Villarreal – Parejo dhe Coquelin nga Valencia për vetëm 13 mln euro

Villarreal është gati të bëjë një prej goditjeve më të mira në merkato.

Sport

10/08/2020 17:00

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Dani Parejo dhe Francis Coquelin janë afër t’i bashkohen skuadrës së Villarreal.

Valencia do t’i lë të dy lojtarët të kalojnë te rivalët për vetëm 13 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët ishin prezent në stërvitjen e sotme të Valencias, por ata pritet të kryejnë së shpejti testet mjekësore.

Lojtarët janë vënë në listën e zezë të skaudrës së Valencia që nga ndeshja e fundit që u luajt kundër Leganes.

Zyrtarizimi për këtë lëvizje pritet të bëhet në orët e ardhshme. Gjithçka ndodh si pasojë e asaj se trajneri Javi Garcia nuk i do dyshen në skaudër. /Lajmi.net/