Goditje gjeniale
Futbollistët e skuadrës gjermane Rot-Weiss Essen kanë realizuar gol nga goditja e lirë, pasi e hutuan plotësisht ‘murin e gjallë’ të ekipit kundërshtar. Gjashtë futbollistë morën pjesë në idenë që pa dyshim mund të quhet gjeniale, pasi solli golin. Ata arritën të mashtrojnë kundërshtarët që formonin murin, por edhe portierin. Ata qëndruan të qetë rreth…

Sport
Futbollistët e skuadrës gjermane Rot-Weiss Essen kanë realizuar gol nga goditja e lirë, pasi e hutuan plotësisht ‘murin e gjallë’ të ekipit kundërshtar.
Gjashtë futbollistë morën pjesë në idenë që pa dyshim mund të quhet gjeniale, pasi solli golin. Ata arritën të mashtrojnë kundërshtarët që formonin murin, por edhe portierin.
Ata qëndruan të qetë rreth topit, kurse dy prej tyre u nisën e më pas u shpërndanë, duke ia lënë të tretit që të godet. Benedikt Koep realizoi gol të bukur.
Dueli mes Essen dhe Wattenscheid përfundoi në barazim 2-2, kurse ky gol në minutën e 80-të ia solli një pikë vendasve.