Goditje e madhe për Napolin, Osimhen mungon ndaj Milanit

Victor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit për ndeshjen e së dielës kundër Milan, pas një lëndimi të pësuar. Siç raporton faqja zyrtare e Napolit, pas rikthimit nga kombëtarja nigeriane, Osimhen ka pësuar një problem me aduktorin e majtë, transmeton lajmi.net. Ai i është nënshtruar analizave të cilat kanë treguar një…

Sport

01/04/2023 09:57

Victor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit për ndeshjen e së dielës kundër Milan, pas një lëndimi të pësuar.

Siç raporton faqja zyrtare e Napolit, pas rikthimit nga kombëtarja nigeriane, Osimhen ka pësuar një problem me aduktorin e majtë, transmeton lajmi.net.

Ai i është nënshtruar analizave të cilat kanë treguar një lëndim dhe gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme.

Kjo është një goditje e madhe për Napolin, pasi ndaj Milanit do paraqiten pa yllin e skuadrës.

Kujtojmë që Osimhen ka 25 gola në 29 ndeshje gjithsej këtë sezon me klubin në të gjitha garat.

Kujtojmë që ndeshja Napoli – Milan zhvillohet nesër (e diele), nga ora 20:45./Lajmi.net/