Goditja ‘rrufe’ e Markut që e hodhi në tokë serbin Dragishiq
Florian Markut i ka mjaftuar pak më shumë se një minutë për të hedhur në tokë serbin Dragishiq në MMA
Sport
Ndeshja, që u zhvillua në kafaz dhe përfshin stil të lirë të arteve marciale, është fituar nga shqiptari shumë shpejt.
Marku me një goditje të fortë e të papërballueshme për serbin, arriti të shënojë fitore të lehtë por shumë të rëndësishme, duke gëzuar në mase të madhe tifozët e pranishëm në sallën e sporteve ‘Asllan Rusi’.
Goditjen e Markut që nuk mund ta përballojë serbi Dragishiq, mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/