“Goditja” e rrjetit të kriminalizuar në veri: Çka do të thotë të të sanksionojë Amerika?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkuren i kanë dhënë një goditje kokave të krimit të organizuar në veri të Kosovës. Duke shfrytëzuar “Ligjin MAGNITSKY”, Washingtoni ka futur në “listë të zezë” Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiqiqn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkpuntorëve të këtyre dyve.

Lajme

09/12/2021 14:22

Mediumi britanik BBC, ka sqaruar se çfarë nënkuptojnë sanksionet e SHBA-së ndaj individëve dhe kompanive, përcjell lajmi.net.

Siç sqaron mediumi, SHBA vendosin sanksione ndaj individëve dhe kompanive sipas Aktit Magnicki për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndalojnë çdo biznes me kompanitë që kanë fituar kapital në mënyrë të paligjshme.

Futja e sanksioneve të Thesarit të SHBA-së do të thotë se e gjithë pasuria e njerëzve që janë sanksionuar dhe që ndodhen në SHBA është e bllokuar.

Po ashtu, bllokohen të gjitha kompanitë që janë në pronësi të tyre direkte apo indirekte.

“Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga këto kompani, apo për përfitimin e çdo personi të bllokuar, apo marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë,” thuhet në vendim.

Ish-ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Ivan Vujaqiq, shpjegon se vendosja e sanksioneve nënkupton persekutimin e kompanive dhe individëve të përfshirë në aktivitete korruptive dhe kriminale.

Ai thotë se sanksionet po kërkohen për të frenuar punën e individëve dhe kompanive të përfshira në veprime që administrata amerikane i konsideron të korruptuara, të dëmshme dhe të paligjshme.

“Nga ana tjetër, vendosja e sanksioneve tërheq vëmendjen e vendeve ku janë këta individë që duhet të jenë pak më të kujdesshëm për atë që po bëhet në vendet e tyre”, shpjegon Vujacic.

Ai shton se nëse shtetet nuk reagojnë me mjete ligjore dhe të gjitha mjetet e tjera në dispozicion për të shtypur aktivitetet e individëve ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, kjo mund të ndikojë gradualisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar kjo zyrë përmes një komunikate për media. /Lajmi.net/