Goditi këmbësorin në Ferizaj, shoferi iku pa i ofruar ndihmën e nevojshme

Të shpeshta janë rastet e aksidenteve në trafik.

Lajme

09/12/2021 08:50

Kësisoj disa nga këto aksidente kanë përfunduar shpesh herë me të lënduar deri edhe në viktima.

Një këmbësorë së fundi është goditur nga vetura në Ferizaj, por të njëjtit nuk i është dhënë fare ndihma e nevojshme mjekësore dhe drejtuesi i makinës nuk ka ndaluar fare të merret me rastin.

Në disa video dhe fotografi të publikuara në Facebook theksohet se aksidenti ka ndodhur në Ferizaj me datën 07.12.2021 në ora 20:46, transmeton lajmi.net.

Publikuesi i pamjeve ka uruar që dikush të merret me këtë rast dhe t’i ofrohet ndihma e duhur këmbësorit në këtë rast./Lajmi.net/