Goditet shtylla në qendër të Prishtinës, shoferi dyshohet se humbi ndjenjat gjatë vozitjes

Një autobus i Trafikut Urban në Prishtinë ka goditur një shtyllë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Parlamentit. Në redaksinë e lajmi.net, kanë ardhur fotografi ku vërehet se autobusi ka goditur shtyllën elektrike. Si shkak i kësaj në rrugën “Agim Ramadani” trafiku është mbingarkuar, ku për disa minuta pati edhe kolona të gjata.…

Lajme

24/07/2024 13:58

Një autobus i Trafikut Urban në Prishtinë ka goditur një shtyllë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Parlamentit.

Në redaksinë e lajmi.net, kanë ardhur fotografi ku vërehet se autobusi ka goditur shtyllën elektrike.

Si shkak i kësaj në rrugën “Agim Ramadani” trafiku është mbingarkuar, ku për disa minuta pati edhe kolona të gjata. Në vendin e ngjarjes janë parë të kenë arritur edhe ekipet emergjente.

Sipas informacioneve, thuhet se shoferi i autobusit humbi ndjenjat gjatë vozitjes.

Lajmi.net është duke pritur informacion zyrtar nga Policia. /Lajmi.net/