Goditet në kokë, me dhunë ia merr 300 euro

Rasti nën hetime.

Lajme

19/01/2020 13:06

Një person i komunitetit rom deri sa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi është godituar në kokë nga një i dyshuar rom, i cili me dhunë iu ka marrë treqind euro.

Sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi. /Lajmi.net/