Goditet Irani, jo nga perëndimi, por nga qielli

Shteti i Iranit ka konfirmuar se një meteor ka goditur një pjesë të veriut të këtij vendi.

Bota

03/08/2015 11:48

Meteori ka zbritur në Avaj në provincën e Qazvinit, ka thënë për agjencinë e lajmeve ‘Mehr’ drejtori i Stafit të Menaxhimit të Krizave për Qazvin, Mohammad Ali Ahani.

Gjithashtu, ka pasur raportime që disa copa të gurëve kanë goditur zona në Eshtehard, Alborz, tha Arsalan Qasemi guvernator i Boeen Zahra.