Goditet Barcelona para El Classicos, mungon ylli i skuadrës

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele do të mungojë në El Classico në takimin me Real Madrid, pasi u pezullua për dy ndeshje për komentet e tij ndaj gjyqtarit Mateu Lahoz.

Sport

09/10/2019 15:12

Francezi u përjashtua nga loja në fitoren 4-0 të Barçës ndaj Sevillas, me gjyqtarin që shkruante në raportin e tij zyrtar që Dembele i kishte thënë: “Ju jeni i keq”.

Lionel Messi dhe trajneri Ernesto Valverde kishin mbrojtur veprimet e ish-yllit të Borussia Dortmund, duke pretenduar se ai nuk flet mirë spanjisht, duke sugjeruar që dënimi i tij duhet të zvogëlohej si rezultat i kësaj, transmeton lajmi.net.

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar pezullimin prej dy ndeshjeve, që do të thotë se Dembele do të humbasë ndeshjet e kampionatit kundër Eibar dhe Real Madrid, duke iu nënshtruar çdo apeli nga katalanasit.

Është pengesa më e fundit në karrierën e 22-vjeçarit në Barcelonë, i cili nuk ka treguar ende asgjë që nga transferimi nga Dortmundi në verën e vitit 2017. /Lajmi.net/