Goditen nga vetura dy këmbësorë tek “Rruga B” në Prishtinë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, saktësisht tek “Rruga B”.

Lajme

05/12/2021 20:37

Përgjatë orës 18:30 një automjet ka goditur dy këmbësorë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, tha ajo./ Lajmi.net/