​Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, vdes 17-vjeçari në Qyshk të Pejës

Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë. Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës. “Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e…

Lajme

16/08/2022 17:47

Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.