Godet me mjete të forta policin rrugor, pranga 22-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit shtetasin Aristotel Goga, 22 vjeç  i cili ka goditur me armë të forta një efektiv të policisë rrugore. Burimet policore bëjnë me dije se Goga është ndaluar në kryqëzimin e “Librit Universitar duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”.

Lajme

13/03/2016 11:32

Ndonëse punonjësi i policisë E. Gj. i kishte dhënë shenjë detyruese të ndryshimit të sensit të lëvizjes, 22-vjeçari ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në momentin e ndalimit nga shërbimi, i cili ka filluar të plotësojë një masë administrative për shkeljen e kryer,  Goga e ka goditur me sende të forta punonjësin e policisë në  fytyrës duke i shkaktuar plagë të shumta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë në mbështetje dhe kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shtetasit Aristotel Goga, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.